Adhurues të futbollit vendor, emocionet rikthehen të mërkurën

Emocionet e futbollit kosovar do të rikthehen në mesjvë me ç’rast do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së katërt të DigitAlb Kupës së Kosovës në futboll.

Sfida kryesore do të zhvillohet në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë ku Trepça ’89 do të jetë nikoqire e Llapit.

Sfidë tjetër që pritet të jetë interesante do të jetë edhe ajo e ‘Ferki Aliut’ ku Vushtrria i bënë konak Lirisë.

Ballkani që po kërkon rikthimin në Superligë do ta ketë një duel të vështirë pasi pret Gjilanin.

Njëri nga kandidatët për ta fituar këtë trofe Drita e Gjilanit do të ketë punë më të lehtë pasi përballet me Istogun në udhëtim.

Ndërkohë Prishtina do ta luaj derbin lokal me Kosovën e Prishtinës.

Të gjitha ndeshjet do të luhen ditën e mërkurë me fillim nga ora 12:30.

Çiftet e rrethit të katërt:

Ballkani – Gjilani
Trepça’89 – Llapi
Vëllaznimi – Rahoveci
Drenica – Arbëria
Vushtrria – Liria
Istogu – Drita
Prishtina – Kosova (P)