Ademi nxjerrë penalltinë, Gjasula e shënon atë

Futbollisti shqiptar i Aalenit, Jurgen Gjasula, e ka shënuar golin e vetëm për skuadrën e tij në ndeshjen e sotme kundër Ingolstadtit, e cila u zhvillua në kuadër të Bundesligës 2.

Ai në minutën e 55-të shënoi nga penalltia, të cilën më herët e kishte nxjerrë futbollisti tjetër shqiptar, Orhan Ademi.

Megjithatë, festën dyshes shqiptare ia prishi Leckie, që barazoi shifrat në minutën e 77-të për 1:1, rezultat i cili ishte edhe përfundimtar.