AC Milan largon nga lista sulmuesin që luajti ndaj Feronikelit

Milani heq nga lista e merkatos sulmuesin spanjoll Samuel Castillejo.

“Ai po e gjen veten shumë mirë me trajnerin Giampaolo, – shpjegoi agjenti Rafa Zurro, për “calciomercato.com”.

24-vjeçari, i lindur në Malaga të Spanjës, mbërriti në “San Siro” verën e vitit të kaluar. Sezonin e parë me gjigantët e Serie A luajti 31 ndeshje dhe shënoi 4 gola.

Më parë, ai kishte veshur fanellën e Málaga B, Málaga dhe Villarreal. Po ashtu, ka luajtur me Spanjën U-21.

Fotografia e Info Sport