Abrashi ndër më të shtrenjtët në Gjermani

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Amir Abrashi po shkëlqen me skuadrën e tij Freiburg në Bundesliga 2.

Ylli i Shqipërisë dhe Freiburgut po tregohet lider edhe në Gjermani siç ishte te Grasshopper në Zvicër, dhe vlera e tij është rritur në tregun e transferimeve.

Kësisoj portali i specializuar për çmimet e lojtarëve ‘transfermarkt.de’, e ka futur gjakovarin në mesin e lojtarëve më të shtrenjtë në Bundesliga 2.

Amiri është lojtari i katërt më i shtrenjtë në Bundesliga 2 me një vlerë prej 2.5 milionë euro.

Vlera e tij është rritur për gjysmë milioni vetëm pas pesë muajve të kaluara në Freiburg, pasi aty ka arritur të asistoj katër herë dhe të shënoj tre gola në ligë.

I pari në listën e më të shtrenjtëve është Davide Selke me vlerë prej pesë milionë, ndërsa pas tij janë Masimo Bruno katër milionë dhe Olivier Kempf me tre milionë euro.

Në rast se vazhdon me formën e njëjtë, atëherë vlera e Abrashit mund të dyfishohet, kur marrim parasysh që Freiburg është skuadër që gjithnjë i furnizon ekipet e mëdha gjermane me lojtarë.