Abramovich i ofron 5 milionë euro këtij shqiptari

Gëzim Hidri quhet artisti nga Librazhdi që i ka kushtuar një mozaik unik biznesmenit rus Roman Abramovich që njihet gjerësisht si pronar i ekipit anglez Chelsea.

Mozaiku është një vepër e pabesueshme me gurë dhe ka përmasa 140 cm x 260 cm dhe që i ka marrë duarartit librazhdas plot nëntë vjet për tu realizuar. Vetë Hidri rrëfen se ka përdorur mbi 100 mijë copëza gurë për të përfunduar këtë vepër.

Autoritetet britanike të emigracionit kanë ndërprerë në mes krijimtarinë e tij në vitin 2008, duke e dëbuar atë në Shqipëri, pasi i kishte mbaruar leja e qëndrimit.

Në atë kohë ai nisi së ndërtuari një mozaik në formë portreti të miliarderit rus Roman Abramoviç. Të afërm të Hidrit pohuan në atë kohë treguan se njerëzit e Abramoviçit, njeriut i cili renditet si personi i 11 më i pasur në botë, kanë treguar interes në blerjen e mozaikut. Sipas tyre, nëse Gëzim Hidri do të përfitojë 5 milionë funte për këtë vepër