Abedin Zeka: Nuk kam vërejtje për Bajram Gashin, ishte për 10-she

Kryetari i Trepçës ’89, Abedin Zeka, jep version krejt tjetër nga reagimi i Besës së Pejës, të cilët lëshuan njërin nga reagimet më akuzuese në futbollin kosovar.

Ata akuzuan gjyqtarin Bajram Gashi për humbjen ndaj 89-shit 3:2, dhe kartonët e kuq të dhënë pas ndeshjes, ku u përjashtua portieri Granit Kolshi.

I pari i klubit mitrovicas thekson se referimi më të mirë nuk nuk ka mundu të ketë.

“Ne ndoshta fituam me fat, Besa ka mundur ta kryejë ndeshjen në pjesën e parë me rastet që kishte, por sa i përket referimit, më të mirë nuk di se si mund të ketë. Për mua ishin për 10-she. Ju kam thënë lojtarëve, se duke njohur Gashin të mos reagojnë asnjë ndaj vendimeve të tij”, thekson Zeka për “GazetaOlle.com”.

“Edhe sikur të humbnin, besoni se nuk do ankoheshim. Besa vendosi të luajë për të mirën e futbollit kosovar dhe ne ia dolëm të fitojmë në fund. Referim më të mirë se sa në dy ndeshjet e fundit nuk ka pasur. Nëse është dashur të ankohemi ndoshta më shumë do të duhej në të ankoheshim, për dy pozita të dyshimta jashtë loje dhe për një ndërhyrje në Florent Hasanin për karton të kuq, mirëpo gjithçka ishte korrekte”, shtoi Zeka, duke arsyetuar edhe kartonin e kuq dhënë portierit Granit Kolshi.

Gjyqtarët me në krye Gashin, janë përcjellur më pas nga policia, dhe se nuk janë arrestuar siç thuhet në reagimin e Besës. Madje ata janë ndjekur nga një veturë me disa persona deri në dalje të Pejës.