Abedin Zeka: Kalojmë raundin e parë, 89-shi do të bëhet evropian

Ashtu siç kanë vlerësuar gjithë kampionatin posaçërisht pjesën pranverore, kur çdo gjë ishte marr në konsiderate ishte planifikuar edhe realizuar, mitrovicasit janë duke punuar me ngulm që të jenë sa më të përgatitur sepse janë të bindur se nuk do të dalin në garat evropiane vetëm si turistë.

Krerët e klubit janë të bindur në këtë skuadër, me ndonjë përforcim eventual ata synojnë të lënë gjurmë në garat evropiane, pasi edhe ashtu do të shkruajnë historinë si skuadra e parë kosovare që merr pjesë në kualifikimet pët kupat evropiane.

Kryetari i klubit, Abedin Zeka, mendon se përkundër sfidave dhe dallimeve që mund të ketë ’89-shi me skuadrat tjera që do marrin pjesë në kualifikime, skuadra e tij nuk do të dalë në Evropë vetëm si turistë, pasi kanë ambicie të shkojnë përpara.

“Sigurisht, tash e tutje do të rritet buxheti i klubit dhe do t’i kemi punët edhe më mirë financiarisht dhe në kushte. Do të kemi më shumë të hyra nga marketingu, e mbi të gjitha nga UEFA. Lojtarët do të kenë kushte më të mira”, ka thënë fillimisht Zeka.

“Ne do ta kërkojmë minimumi kalimin e rundit të parë të Ligës së Kampionëve, por do të mundohemi të jemi të suksesshëm edhe në atë të dytë, kështu që me pak fat besoj se mund të lëmë gjurmë në anale të futbollit tonë”, shtoi ai.

loading...