Abedin Zeka ‘godet’ keq Gani Sejdiun: Nuk është e vërtet që lojtarëve iu ka humbur motivi

Trajneri i Trepçës ’89, Gani Sejdiu, pas ndeshjes me Drenicën kishte thënë se lojtarëve të tij iu ka humbur motivi.

Trajneri mitrovicas tha se këta lojtarë mezi s’po presion që kampionati të mbyllet.

Por kundër këtyre fjalëve ka dal presidenti i klubit, Abedin Zeka. I pari i kampionëve ka shumë besim në lojtarët e tij.

“Nuk është e vërtetë se futbollistëve të Trepçës’ 89 ju humb motivi e aq më pak se presin të përfundon ky edicion, pasi këta futbollistë janë pikërisht ata që u shpallën kampiona”.

gani sejdiu trepca 89

“Personalisht kam besim shumë të madh te këta LUAJ se përsëri do te shpallen KAMPIONA”.

“Momentalisht  jam në Turqi duke arritur marrëveshjen me njërën prej Qendrave të njohura Rekroative-Sportive ku klubi ynë do ta realizojë fazën pregatitore dimërore ku do të qëndrojmë prej datës 25 janar deri me 10 shkurt”.

trepca 89

“Gjatë kësaj faze do t’i zhvillojmë pesë ndeshje kontrolluese me klube Evropiane, shume më të forta se ato që i zhvilluam gjate dy fazave të më hershme përgatitore”.

“I dua dhe i përqafoj futbollistët e mi dhe JU sugjeroj të rrinë me kokën lartë sepse Ju jeni  Historia e Futbollit të Kosovës dhe do të vazhdoni të jeni”, ka shkruar president i 89-shit në faqen zyrtare. /Gazeta Olle/

trepca 89

trepca 89

trepca 89