Atmosferë e jashtëzakonshme edhe në Prishtinë

Ka nisur ndeshja e vlefshme për kampionatin evropian, Çekia – Kosova.

Momentalisht edhe në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë janë tubuar qindra tifozë duke parë këtë ndeshje, përcjellë Gazeta Olle.

Momentalisht po rrjedh minuta e 15-të e kësaj ndeshje, rezultati qëndron 0-0.

Me fitore në këtë takim Kosova do të bënte një hap të madh drejt “Euro2020”.

Të dielën, Dardanët luajnë ndaj Anglisë ndeshjen e fundit kualifikuese.