“Shpërthen” Keçi, akuza për gjyqtarët dhe orarin e ndeshjeve!

Trajneri i Flamurtarit, Sunaj Keci, ka kritikuar “gjithcka” pas ndeshjes ndaj Ferizajt.

Ai kritikoi fillimisht gjyqtarët e më pas edhe orarin e ndeshjeve, përcjellë Gazeta Olle.

Sipas tij, gjyqtarët janë sëmundja e futbollit kosovar.

“Sot i kemi pasur 7-8 raste. Në minutën e 5 shtyllën. Referimi është sëmundje e futbollit kosovar. Është anomali të flasim më shumë. Javë për javë nuk akordohen penallti”, deklaroi ai për “Supersport”.

“E kemi pasur një kalendar të vështirë. Prap ndaj Dukagjinit luajmë të hënën. Asnjë lojtar i Superligës s’mund të luajë tri ndeshje për tetë ditë. Në Uells vazhdon kampionati edhe kur luajnë Kombëtaret, ndërsa këtu jo”, shtoi ai.

Pas kësaj disfate, Flamurtari mbetet në zonën e skuadrave që bien nga elita. /Gazeta Olle/