Arsyet e turpërimit të Dritës në sezon, nga angazhimi te merkatoja totalisht e dështuar

Katër humbje radhazi, që vijnë me një shpërfytyrim total të skuadrës në Drenas, 4:0.

Nuk mbahet mend kur një skuadër kampione është turpëruar më shumë në një fillim të një edicioni, përcjellë Gazeta Olle.

Por, ku është fajtori i këtij shpartallimi të Dritës?

Përpos angazhimit minimal në disa momente të caktuara të ndeshjes nga futbollistët, dozë të madhe faji ka edhe afati kalimtar i dështuar i ekipit bardhekaltër.

Gishti s’mund t’i drejtohet trajnerit Bekim Isufi.

drita

Drita nuk ka mundur të zëvendësojë Kastriot Rexhën dhe kjo po shihet në çdo ndeshje. Betim Haxhimusa nuk është “pykë” si ai.

Klubi ka bërë goditje të paqëlluara në të gjitha repartet, duke u nisur nga porta.

Ardhja e Edvan Bakajt nuk sjellë siguri. Luan herë ai e herë Leotrim Rexhepi.

Transferohet një portier, i cili që prej fillimit të kampionatit nuk e luan çdo ndeshje. E pakuptueshme.

bakaj

Edicionin e kaluar mbrojtja ishte ndër pikat më të forta dhe më meritore të Dritës. Këtë sezon është në gjumë, madje në gjumë të thellë.

Pse u transferua Ervis Kaja? Pse u transferua Arbër Shala, i cili qëndron gjithë kohën reservist i Liridon Lecit?

As transferimet tjera nga Shqipëria, s’po dalin të jenë të goditura.

Erjon Vucaj e Eri Lamçja, shumë larg pritshmërive. Pritej më shumë nga ta, marrë parasysh nga vinin.

lamcja

Erdhi edhe Zgjim Mustafa, që është “zhdukur” diku në bankinë.

Pati edhe prurje ndërkombëtare, po ashtu pa gjurmë deri më tani.

Tifozët presin që klubi të mos dështojë edhe në përzgjedhjen e trajnerit, përkundrazi Drita mund të kthehet aty ku ka qenë për tri sezone radhazi para se të shpallej kampione – në atë pozitë ku edhe ndodhet momentalisht – pra në barazh. /Gazeta Olle/

drita intelektualet