Albin Kurti me shallin e klubit të madh të Vala Superligës (FOTO)

Një politikan i madh si Albin Kurti e pëlqen një klub të madh në Kosovë si Vëllaznimi.

Numri një i Vetëvendosjes gjatë ditës së sotme ka qëndruar në Gjakovë, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Vizita nuk ishte në kuadër të fushatës zgjedhore, pasi që Kurti ishte i ftuar nga Nënat Gjakovare.

Si rrallë ndonjë politikan, ai është pritur ngrohtësisht nga gjakovarët.

Duke qenë të lidhur shpirtërisht me klubin e qytetit, Vëllaznimin, qytetarët i dhanë Kurtit rekuizita të klubit kuqezi.

19047013_10210962044146070_1854954122_o

Në foton e sipërme të siguruar nga Gazeta Olle, Kurti shihet me kandidatin për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, i cili është nga ky qytet.

Si Kurti ashtu edhe Çaushi, kanë vendosur në shpatulla shallat e Vëllaznimit dhe Kuqezinjve të Jakovës.

Tifozët e pranishëm e shfrytëzuan rastin për foto me Kurtin.

E përbashkëta e madhe e Kurtit me Vëllaznimin janë ngjyrat kuq e zi. Gjakovarët kanë një jetë që i veshin me krenari, ndërsa Kurti ka një jetë që frymon me to.

19047207_10210962046426127_824826349_o