Akuzat e Lirisë, Nuza: Kur gabojmë gazetat merren me ne, kur s’gabojmë të gjithë heshtin

Genc Nuza ka reaguar me një postim në Facebook, pas ndeshjes Liria-Prishtina që u mbyll me fitoren e mysafirëve, 1:0.

Ai ka shkruar që kur gjyqtarët kanë bërë gabime, gjenden në faqen e gazetave dhe kur s’bëjnë gabime, askush s’flet për ta, përcjellë Gazeta Olle.

Në fakt, gjyqtarët kosovarë prej kohësh dalin në faqet e para të gazetave e në kryetitujt e portaleve.

Kujtojmë që dje Liria e cilësoi gjykimin e Nuzës si tendencioz, ani pse prishtinasi bëri përgjithësisht një paraqitje të mirë, pasi që nuk pati ndonjë moment shumë kontestues.

Më poshtë e keni postimin e plotë të Nuzës. /Gazeta Olle/

cats