Aktori i ‘O Sa Mirë’ e zbulon ‘pikën’ e dobët’ në sport (FOTO)

Seriali ‘O sa mirë’ është një ndër serialet më të ndjekura nga shqiptarët, përcjellë Gazetaolle.com.

Aktori i këtij seriali, Edi Kastrati, në të kaluarën është marrë me futboll. “Jam marr me futboll dhe mbetet sporti im i preferuar. Në përgjithësi jam adhurues i sportit dhe i përcjellë të gjitha sportet”, ka thënë Kastrati për Gazetaolle.com.

Ai e ka edhe një pikë të dobët në futboll. “Nipi im Berni Kastrati është futbollist i ri dhe po luan futboll dhe pres shumë nga ai. Berni luan për KF Gjakova dhe Përfaqësuesen e Kosovës (grupmoshat e reja) derisa e ka marr ftesë edhe nga Kombëtarja U-17. Ai mbetet lojtari im i preferuar”, përfundoi  aktori nga Gjakova, Edi Kastrati i cili është drejtor i Teatrit të Gjakovës. /Gazetaolle.com

tale

Loading...