A jeni gati? Pak orë na ndajnë nga meçi i madh i boksit

T-Mobile Arena në Las Vegas do të mirëpres një tjetër ndeshje të madhe boksi, pas atij mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor.

Edhe pak orë na ndajnë nga meçi i madh i boksit

Dueli i shumëkërkuar nga tifozët e sportit të boksit, mes meksikanit Canelo Alvarez dhe boksierit nga Kazakistani Gennady Golovkin, do të zhvillohet të nesër në orët e para të mëngjesit – të dielën në orën 03:00.

T-Mobile Arena në Las Vegas do të mirëpres një tjetër ndeshje të madhe boksi, pas atij mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor.

Mbajtësi i titullit kampion bote në peshën e mesme të boksit profesionist, Gennady Golovkin do të mbrojë titllin kundër ish-kampionit të botës Canelo Alvarez.

Golokvin nga Kazakistani nuk ka asnjë humbje në karrierën e tij.

Ka fituar 37 ndeshjet në të cilat ka boksuar, derisa 34 prej tyre i ka mbyllur para kohe, me nokaut.

Ndeshja ndërmjet Alvarez dhe Golokvin është pritur prej shumë kohësh, dhe ky meç pritet të gjenerojë miliona të ardhura për kampet e të dy boksierëve.

Kanë mbetur më pak se gjashtë orë nga fillimi i këtij meçi.