Agim Zeka shënon për ekipin e ri

Dita e shtunë ka qëlluar me fat për lojtarët shqiptarë që luajnë jashtë vendit, sepse janë bërë protagonist më golat e shënuar.

Pas Roshit dhe Cikalleshit, ka shënuar gol edhe ish-mesfushori i Skënderbeut dhe Prishtinës, Agim Zeka.

Ai në merkaton e janarit është transferuar te ekipi portugez i ligës së dytë, Varzim, për të marrë më shumë minuta.

Zeka shënoi golin e parë për ekipin mik, dhe deri në këto momente rezultati i ndeshjes është Penafiel 2-2 Varzim.

Zeka shënoi golin e barazimit të përkohshme 101 në minutën e 14-të, por fatkeqësisht u dëmtua vetëm 4 minuta më vonë.