E konfirmuar: Ish skuadra e Superligës mbetet pa kryetar dhe trajner

Lepenci ka njoftuar se nga skuadra është dorëhequr trajneri aktual Shpend Bela.

Lajmi është konfirmuar në rrjetet sociale në faqen zyrtare të klubit nga Kaçaniku, shkruan Gazeta Olle.

“Pas dorëheqjes së kryetarit të klubit Aziz Koxha, dorëheqet edhe trajneri Shpend Bela për arsye personale sipas të gjitha gjasave do ta zëvendësoj trajneri Hajdin Zeneli”, thuhet në njoftimin e KF Lepencit.

Pas dorheqjes se kryetarit te klubit Aziz Koxha dorehiqet edhe trajneri Shpend Bela per arsye personale sipas te gjitha gjasave do ta zavendesoj traineri Hajdin Zeneli…

Gepostet von KF Lepenci am Montag, 4. November 2019

Lepeci, dikur ish skuadër e Superligës sot garon në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll.

Pas 12-të xhirosh, kjo skuadër gjendet në vendin e 10-të në tabelë me 16 pikë./GazetaOlle