Gjilani shkatërron Vushtrrinë, fitore e madhe për Ferizajn

Ferizaj ka fituar tre pikë të mëdha dhe një herit të parat si vendas në takimin e sotëm ndaj Flamurtarit. Shala shënoi golin e vetëm në këtë takim.

Kurse, në Vushtrri, këta të fundi u mposhtën 3:0 nga Gjilani.

Në këtë ndeshje pati një sulm ndaj gjyqtarit të katërt Burim Jahmurataj.

Olle iu sjellë rrjedhën kronologjike të ndeshjeve:

IPKO SUPERLIGA – LIVE

Vushtrria 1:3 Gjilani

90’+11 Përfundon ndeshja në “Ferki Aliu”

90’+11 GOOL: Bashkim Shala shënon nga goditja e lirë, por me pak vlerë.

90’+10 Edison Kqiku i Gjilani ndëshkohet me karton të kuq pas dy të verdhëve.

90’+10 Raboshta qëllon shtyllën, afër golit të nderit Vushtrria.

90′ 11 minuta lojë shtesë.

88’ Vushtrria duket e dorëzuar pas golit të tretë, asnjë rast deri më tani.

78’ GOOL: Progni shënon një gol fantastik pas një solo aksioni.

69’ Ri nis ndeshja pas sulmit ndaj gjyqtarit të katërt.

63’ Zbrazet tribuna qëndrore në “Ferki Aliu” pas sulmit ndaj gjyqtarit.

60’ Sulmohet me shkepëz gjyqtari i katërt Burim Jahmurataj nga tifozët vendas.

59’ Raboshta shënon për Vushtrrinë por që nuk vlen pasi ishte në pozitë jashtë loje.

51’ Haxhihamza grushton topin i cili po shkonte drejt De Suozas.

48’ Devijohet goditja e Halilit, topi përfundon në këndore të Vushtrrisë.

46‘ Fillon pjesa e dytë.

45’+5 Përfundon pjesa e parë.

44’ GOOL: Armend Halili dy minuta pasi hy në lojë shënon për epërsinë 2:0.

40’ E pabesueshme: Tre lojtarë të lënduar në këtë pjesë të parë, që të tre zëvendësohen.

38’ Gashi (Vu) tenton nga goditja e lirë por pret Kenan Haxhihamza.

33’ De Suoza gjuan por pran portës së Gjilanit.

19′ GOL – Gjilani në epërsi. Razak Keita realizon gol të bukur me kokë. 

17‘ Lajm i keq për Gjilanin. Lëndohet dhe zëvendësohet Frashëri. Hyn Kqiku.

13‘ Keita Razak i Gjilanit gjuan me kokë, pret Tahiri.

7′ Rast edhe për vendasit, Gashi nuk ia del nga një pozitë e mirë.

4′ Rast ideal i Gjilanit. Greca gjuan nga një pozitë e mirë, por mbrojtësi Izmaku dëbon topin.

1‘ Fillon takimi, numër i vogël i shikuesve në Ferki Aliu. Shkak shiu që vazhdon të bie.

Formacionet zyrtare:

(Gjyqtarë: G. Shala, G. Hyseni, F. Abrashi, B. Jahmurataj)

Vushtrria: Tahiri, Halimi, Hoxhaj, Izmaku, Shala, Gashi, Maxhuni, Gavazaj, Vinicius, Raboshta, Lamcja. Trajner: Fitim Llapashtica

Gjilani: Haxhihamza, Kastrati, Veliu, Frashëri, Ferreira, Keita Aziz, Jonuzi, Progni, Keita Razak, Greca, Busic. Trajner: Gentian Mazani

 Ferizaj 1:0 Flamurtari 

90’+4 Përfundon ndeshja.

78’ Ferizaj afër golit të dytë, Halili gjuan por Nika pret.

64’ Stullqaku rrezikon por kësaj radhe topi shkon fare pran portës.

56’ Rast ideal për Flamurtarin, Stullqaku gjuan por pret portieri Kaçiu.

53’ Islami (Fla) ndëshkohet me karton të verdhë.

46‘ Fillon pjesa e dytë.

45’+2 Përfundon pjesa e parë.

44‘ Boshnjaku (Fla) gjuan por pret portieri vendas.

27’ GOOL: Adonis Shala shënon, Ferizaj në epërsi.

7‘ Stullqaku i Flamurtarit godet shtyllën. Fat për Ferizajn.

1‘ Fillon ndeshja.

Formacionet zyrtare: 

Ferizaj: Kaçu, Kuka, Hyseni, Halili, Qerkini, Shaqiri, Asani, Sadriu, Gashi, Livoreka, Shala. Trajner: Bekim Isufi

Flamurtari: Së shpejti

(Gjyqtarë: F. Tahiri, B. Morina, B. Rama, A. Halilaj). /Gazeta Olle/