Munishi lavdëron presidentin e klubit shqiptar që u dënua për kurdisje të ndeshjeve

Trajneri i Ballkanit,  Ismet Munishi ka shpërndarë një foto me presidentin e Skënderbeut, Ardian Takaj.

Munishi i ka thurur elozhe presidentit Takaj, përcjellë Gazeta Olle.

Tutje, mes tjerash trajneri i Ballkanit ka fajësuar shqiptarët për situatën e krijuar në të cilën gjendet skuadra shqiptare që bëri histori në Evropë.

“Ky burrë këtu Tan Takaj dhe skuadra  e Skënderbeut kanë bërë diçka që asnjë skuadër as president klubi shqiptar nuk e ka bërë me parë. Por siç dimë vetëm ne shqiptarët të shkatërrojmë, shkatërruam lokomotivën e futbollit mbarë kombëtare, me intriga, shpifje e spiunllëqe. Forca Skënderbeu se do të dalësh fitimtar si gjithmonë”, ka shkruar Munishi.

Munishi