A u ‘harrua’ dënimi i Kreshnik Vulës?

Gjyqtari nga Gjakova, Kreshnik Vula, ishte ndëshkuar me notën 1, për gabimin trashanik në ndeshjen e barazhit Drita – Flamurtari.

Ai për këtë duhet të pushojë në pesë ndeshje duke mos u deleguar.

Siç duket gabimet e Vulës, janë harruar dhe ai është deleguar si gjyqtari i katërt në ndeshjen Drenica-Istogu.

Njëjtë nuk ishte vepruar me gjyqtarin Fatmir Tahiri, i cili po ashtu para një viti ishte notuar me notën 1 në ndeshjen e barazhit, Gjilani – Feronikeli, transmeton Gazetaolle.com.

Tahiri kishte gjykuar shumë ndeshje në Ligën e Parë për tu kthyer në Superligë. (Gazeta Olle).