A po kthehet në Kosovë mbrojtësi Viktor Kuka?

Viktor Kuka është një prej emrave më të lakuar që mund të kthehet në futbollin kosovar. Ai këtë vit ka luajtur me mjaftë sukses te Teuta e Durrësit.

Lojtari thotë se tashmë është te Teuta dhe ka kontratë, por të ardhmes nuk i dihet.

“Jam lojtar i Teutës. Kam kontratë deri në qershor dhe do të mbetem këtu edhe më tej”.

“Mirëpo të ardhmes nuk i dihet. Janari mund të sjellë shuam befasi”, ka thënë Kuka për Gazetaolle.com.