A mund t’i shohim ndeshjet e Dritës dhe Prishtinë në Evropë?

Drita dhe Prishtina do të udhëtojnë në Gjibraltar për t’i zhvilluar ndeshjet e para të turit para-eliminator si në Ligën e Kampionëve ashtu edhe në  Ligën e Evropës.

Klubet kosovare do të kërkojnë kalimin në turin tjetër.

Sa i përket drejtave televizive, klubet vendase e kanë të drejtën e transmetimit, shkruan GazetaOlle.com.

shorti 1

E transmetimi në Kosovë do të varet nëse televizionet kosovare do t’i blejnë.

Drita do të luajë ndaj klubit nga Andorra, Santa Colomas, në gjysmëfinale e pastaj në finale nëse fiton.

Në anën tjetër Prishtina luan ndaj klubit FC Europa. /GazetaOlle/

35206736_10215713512206490_9097247938500886528_n