A mund t’i bashkohet Florent Hadërgjonaj Kosovës?

Mbrojtësi i krahut të djathtë, kosovari Florent Hadërgjonaj nuk është përfshirë në listën e zgjeruar te Përfaqësuesja e Zvicrës për botërorin “Rusia 2018”.

Seleksionuesi Vladimir Petkoviq të martën ka publikuar listën me 35 futbollistë, në mesin e të cilëve nuk është Hadërgjonaj që këtë edicion ka luajtur me goxha sukses në Premier League, në fanellën e Huddersfieldit.

23-vjeçari, tek ekipi anglez regjistroi 27 paraqitje në të gjitha garat dhe pati dy asistime është shpallur futbollisiti më i mirë te kjo skuadë, megjithëatë kjo nuk mjaftoi të merret parasysh nga Zvicra.

Ai muaj më parë, pas shumë hamendjesh, vendosi të përfaqësojë Zvicrën para Kosovës, që i bëri disa herë oferta.

Shpresa e tij ishte Botërori “Rusia 2018”, mirëpo Hadergjonaj tashmë është njoftuar se kjo mundësi nuk i ofrohet tutje këtë verë, që nënkupton mundësi të artë për Kosovës të shtojë në radhët e veta një mbrojtës kualitativ të krahut që paraqitet në ligën më të fortë në botë, Premier League. /Insporti