A ju kujtohet kaosi në derbin e fundit mitrovicas, ku ishte sulmuar gjyqtari? (VIDEO)

Nesër në stadiumin “Adem Jashari” zhvillohet derbi i Mitrovicës mes Trepçës dhe Trepçës ’89, që pritet të jetë shumë e nxehtë.

Garancë për lojën e fortë dhe burrërore në fushë është pikërisht derbi i fundit mitrovicas që ishte zhvilluar më 26 prill të vitit të kaluar, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Ajo ishte ishte ndërprerë nga gjyqtari Bajram Gashi dhe kishte shkaktuar polemika të mëdha.

Ndeshja ndërmjet “Xehetarëve” dhe “Minatorëve” fillon prej orës 14:00, ndërsa tifo-grupi Torcida ka bërë të ditur që do ta përkrahë fuqishëm Trepçën në këtë ballafaqim dhe jo të dy skuadrat, siç ka bërë tradicionalisht.