A është kjo arsyeja pse Ozil nuk po luan mirë?

Futbollisti me prejardhje turke, Mesut Ozil, është kritikuar shumë për formën e dobët në Arsenal.

Megjithatë, jashtë fushës, Ozil është në top formë, transmeton Gazeta Olle.

Ai mund të ngushëllohet larg futbollit në krahët e partneres së tij Amine Gulse.

Modelja dhe aktorja me origjinë turke, por e rritur në Suedi, është gati të shkojë në altar me numrin 10 të Arsenalit.

Ozil ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku ai shfaqet duke e puthur bukuroshen që në krah, duke e komentuar: “Me lejen e Zotit, përgjithmonë!”.