A është kjo arsyeja e largimit të Schweinsteiger nga Bayerni?

Ish-portieri i Gjermanisë dhe i Bajernit të Mynihut, Oliver Kahn ka justifikuar largimin e Bastian Schweinsteigerit. Edhe pse tifozët bavarezë nuk e kanë pritur aspak mirë largimin e një flamuri si Basti, Kahn mendon se kishte ardhur koha për këtë zgjedhje racionale në të mirë të klubit dhe të lojtarit.

“Një klub nuk mund të kthejë kokën pas për të parë se çfarë ka bërë një lojtar për të, por sheh gjithnjë përpara për të parë se çfarë do të japë më ky lojtar”- ka thënë ai për “Kicker”.

“Personalisht do ta shihja si shumë të dhimbshme dhe të papërshtatshme që një figgurë si Bastian Schweinsteiger ta niste nga stoli. Ai nuk është një lojtar stoli. Nisur nga ky këndvështrim, mendoj se vendimi për t’u larguar është i kuptueshëm”.