A e keni idenë se ku ka përfunduar Blerand Kurtishaj?

Tri herë radhazi golashënuesi më i mirë në Superligën e Kosovës, Blerand Kurtishaj, është duke e vazhduar karrierën në futbollin gjerman, saktësisht në skuadrën e TSV 1896 Rain që bënë gara në ligën e pestë të Gjermanisë. “Aktualisht jam vetëm duke u ushtruar në skuadrën e TSV Rain, kurse në muajin tjetër e fitoj të drejtën e lojës. Jam informuar mirë se ky klub është shumë i njohur në Bavari, sepse nëpërmjet tij kanë dalë shumë lojtarë të mirë dhe ky klub është si fole e klubeve të tjera. Nga këtu është një mundësi e mirë të depërtosh në klubet e tjera që janë në kategoritë më të larta”, ka thënë Kurtishaj.
Ish-sulmuesi më i mirë në futbollin e Kosovës për disa sezone radhazi, Blerand Kurtishaj, muaj më parë e ka braktisur futbollin e Kosovës për ta vazhduar jetën dhe karrierën në shtetin e Gjermanisë.

Kurtishaj

Kurtishaj për “Epokën e re” ka treguar se si është duke u integruar në një vend shumë të zhvilluar, po ashtu ka bërë me dije se është pjesë e skuadrës së TSV Rain që bënë gara në ligën e pestë të Gjermanisë.
Aktualisht skuadra e TSV 1896 Rain renditet në pozitën e katërt me 40 pikë të grumbulluara, nëntë pikë më pak se skuadra lidere, SV Heimstetten.

“Aktualisht jam vetëm duke u ushtruar në skuadrën e TSV Rain, kurse në muajin tjetër e fitoj të drejtën e lojës. Jam informuar mirë se ky klub është shumë i njohur në Bavari, sepse nëpërmjet tij kanë dalë shumë lojtarë të mirë. Edhe ky klub është si fole e klubeve të tjera. Nga këtu është një mundësi e mirë të depërtosh në klubet e tjera që janë në kategoritë më të larta”, ka thënë Kurtishaj, i cili tregoi se ende nuk e ka definuar marrëveshjen për kushtet financiare me skuadrën gjermane.

Kurtishaj

“Pasi nuk kisha të drejtë loje, nuk kam biseduar fare për kushte, por gjithçka do të filloj nga muaji janar”, ka shtuar ai.

Ish-sulmuesi i Trepçës ’89 dhe Feronikelit ka treguar se është duke i munguar futbolli i Kosovës. “Normalisht se po me mungon shumë, pasi aty jam formuar si lojtar dhe jam ky që jam. Edhe mungesa e shoqërisë e bën të vetën. Tash do të mundohem të zhvillohem edhe më shumë si lojtarë në Gjermani, ku kushtet janë shumë të mira”, ka deklaruar ai.

Pavarësisht prej jetës së re në shtetin gjerman, Kurtishaj vazhdon të jetë aktiv në ngjarjet që ndodhin në futboll, por edhe në sportin e Kosovës në përgjithësi.

“Po përpiqem t’i përcjelli ngjarjet që po ndodhin në futbollin dhe sportin e Kosovës. Në bazë të informatave që kam, mund të them se kampionati në Superligë këtë edicion është shumë i fortë, për faktin se shumë skuadra janë duke e ndjekur titullin e kampiones, por edhe për daljen në garat evropiane”, ka deklaruar Kurtishaj.

Sulmuesi shtatlartë për tri edicione ishte shpallur golashënuesi më i mirë në futbollin elitar të Kosovës.

kurtishaj