A e keni harruar Dzajicin? Ja çafër thotë legjenda e Serbisë për shqiptarët

Ish legjenda e Serbisë, Dragan Dzajic, ka folur për ngjarjet në ndeshjen Serbi-Shqipëri, përballjet e dikurshme me Kombëtaren shqiptare, por dhe sfidat me Trepçën dhe Prishtinën, në periudhën e Ish-Jugosllavisë.

Dragan Dzajic, një prej emrave më të mëdhenj të futbollit serb dhe ballkanas, në vitet 60-70, ka folur flet për karrierën dhe ngjarjet e 14 Tetorit në stadiumin e “Partizanit të Beogradit”, në ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Dzajic, një rrëfim për Supersport, kujton gjithashtu dhe përballjet e dikurshme me kombëtaren shqiptare, por dhe sfidat me Trepçën dhe Prishtinën, në periudhën e Ish-Jugosllavisë.

“Njëherë kam luajtur në Tiranë për eliminatoret e Europianit dhe fituam me rezultatin 2-0 ne favor të përfaqësueses jugosllave dhe 4-0 ne Beograd në ndeshjen e kthimit, me pas nuk jemi ndeshur më . Atmosfera ka qene e mire, përfaqësuesja jugosllave në atë kohë ishte shumë më mirë se ajo e Shqipërisë. Mbaj mend që në atë kohë Pano luante për Shqipërinë dhe ishte një ndër lojtarët më të mirë të përfaqësueses tuaj”, ka deklaruar ai

“Kur unë luaja,ka pasur një sërë lojtarësh në zë nga Kosova që luanin në kampionatin kombëtar të Jugosllavisë për Trepçën, Prishtinën, ashtu siç ka edhe sot një numër të madh lojtarësh shqiptarë ashtu si dhe serbë qe luajnë për klube të njohur evropianë”, tha Dzajic.

“Gjithmonë, kur shoh ndonjë ndeshje jam kurioz për lojtarët që luajnë janë nga Tirana apo Prishtina, por që asnjë herë nuk ka pasur probleme në atë kohë në ndeshjet e luajtura qoftë në Prishtinë apo Beograd. Përballjet kanë qenë gjithnjë të forta, plot emocion dhe njëherë në një ndeshje midis Crvena Zvezda dhe Trepçe që u zhvillua ne Mitrovicë në nje stadium të mbushur plot fituam me vështirësi 1-0”, theksoi ai.

Në Kategorinë Superiore aktivizohen shumë lojtarë serbë, në ndryshim nga kampionati serb ku nuk gjen asnjë shqiptar të vetëm. Për Dzajic, faji për këtë është dhe i politikës.

“Nuk mund të shprehem shumë për këtë, pasi ky është një problem politik, jo sportiv. Një çështje që politika duhej t’i jepte zgjidhje, porpërderisa kohë që të jetë e përfshirë edhe në sport, është e vështirë që futbollistë nga Kosova apo Shqipëria të luajnë në Serbi. Besoj se askush nuk do të donte që kjo të ndodhte, por që nuk mund të them më shumë”, shtoi Dzajic.

Ndeshja e 14 Tetorit mes Serbisë dhe Shqipërisë krijoi jo pak tension mes dy vendeve, dhe jo vetëm në planin futbollistik. Serbët vitet e fundit kanë qenë shpeshherë nën akuzë për dhunën e tifozëve të tyre, sidomos në derbin mes Partizanit të Beogradit dhe Crvena Zvezdës. Për Dzajicin dhuna e derbit por dhe ngjarjet e Serbi-Shqipëri nuk kanë asnjë lidhje me lojën.

“Partizani i Beogradit dhe Crvena Zvezda janë dy ekipet simbol të Serbisë dhe gjëra të tilla ndodhin pasi gjithmonë krijohet atmosferë, emocion edhe nga media. Nuk është e bukur te ndodhin gjëra të tilla në sport. Këtu të gjithë mendojnë se Serbia është e dëmtuar, që i janë marrë 3 pikët dhe që do t’i kushtojnë moskualifikim për më tej, ndërsa Shqipërisë kërkon pikët e saj”

“Nuk do të doja që të jem unë arbitër, sepse nuk të gjykoj unë. Gjithë ndeshja ka patur shumë emocion, pasi ishte e rëndësishme për të dyja skuadrat, por mendoj që dicka do të ndodhte edhe sikur të mos ishte droni. Disa do të thonë qe fajtorë ishte Shqipëria, disa të tjerë organizatorët që e kanë lejuar një gjë të tillë. Është fati i keq që ajo ndeshje nuk mundi të zhvillohej, por tani është e kotë qe të flitet më”, përfundoi Dzajic.