A e keni ditur: Nga dhëndri te dhëndri, vakia interesante te Llapi

Llapi është një nga klubet më simpatike në Superligë, ndërsa në vitet e fundit është duke tentuar të lërë shenjë në futbollin kosovar.

Eliminimi nga Kupa i ka lënë prapa nga trofeu këtë edicion, por vazhdojnë të besojnë në trofe.

Por a e dini se te Llapi ka një vaki shumë interesante.

Trajneri i kësaj skuadre Tahir Batatina është dhëndër i familjes Dumnica që udhëheq me klubin.

dumnica 1

Batatina është i martuar me motrën e Nexhat Dumnicës, kryetarit të klubit.

Por nuk mbaron me kaq, pasi në skuadër është dhëndri i Tahir Batatinës, Bunjamin Emini.

Image result for benjamin emini

Ky i fundit është i martuar me vajzën e trajnerit.

Emini ishte një nga lojtarët që e humbën penalltinë në ndeshje ndaj Prishtinës, duke mos e qëlluar kuadratin. /Gazeta Olle/