A e keni ditur këtë fakt për Morenën (FOTO)

Morena Taraku është bërë e njohur edhe jashtë Kosovës. Shumë më gjerë. Por, këtë sukses nuk ia ka dalë ta bëjë me sportin që është marrë deri vonë – karate.

Ajo sot njihet për bukurinë dhe format trupore, por trajneri i saj ngul këmbë se do të mund të njihej edhe për karate po të vazhdonte me këtë sport kjo 22-vjeçare.

“Kam pasur besim se do të arrinte edhe suksese botërore po të vazhdonte”, thotë ish-trajneri i Tarakut, Sylejman Jetullahu për Kohën Ditore.

E bindur se do të arrinte sukses, është edhe Gresa Hyseni që për shumë vite në fëmijëri kishte stërvitur së bashku me Tarakun.

“Ka qenë karateiste me potencial të madh në kategorinë e saj dhe do të arrinte çmime botërore po të vazhdonte”, thotë Hyseni.

Por karriera e saj mori kah tjetër. Iu përkushtua sfilatës dhe skenës, ku sukseset ishin më të shumta se në sport.

“Por prapëseprapë i arriti të marrë çmime, por në fushën e bukurisë botërore”, thotë mikesha e saj Hyseni.

MO MOR