A e dini si duket sot stadiumi i Hysit?

Klubit që e ndërtoi dhe i përkiste nuk ekziston më.

Por, stadiumi vazhdon të jetë funksional.

Fjala është për stadiumin në Merdar që dikur Hysi i zhvillonte ndeshjet si vendas.

Përderisa kjo skuadër është shuar, stadiumin po e shfrytëzojnë dy shkolla të futbollit në Podujevë, shkruan Gazetasheshi.com.

SHF Podujeva dhe SHF Besiana po i zhvillojnë aktivitetet e tyre aty, normalisht duke e mirëmbajtur edhe fushën që nuk duket në gjendje të keqe.

Kujtojmë se Hysi në këtë fushë kishte festuar titullin e kampionit në edicionin 2010/11.