A e dini se pse nuk lëviz Liridon Fetahaj nga Liria?

Liridon Fetahaj është një ndër sulmuesit më të rrezikshëm në futbollin e Kosovës.

Aktivizohet me Lirinë e Prizrenit, ekip të cilin nuk e tradhton as kur ‘bardhezinjtë’ bëjnë gara në Ligën e Parë, e ku janë edhe aktualisht.

‘Doni’ para një viti i gjysmë ra në sy të strategut prishtinas, ish-trajnerit të Prishtinës, Afrim Tovërlani, por ai nuk e dëgjoi ofertën e prishtinasve. “E kam siguruar një punë të shtetit në kompaninë ‘Hidroregjioni’ ku punoj në logjistikë. Më ka kërkuar Afrim Tovërlani, por është bërë zor që të hyjë në punë të shtetit dhe për këtë fakt e refuzova Prishtinën. Nëse nuk do të isha në punë, do të shkoja në Prishtinë”, kujton Liridon Fetahaj për Gazetën ‘Olle’. Shkëlqimin e tij po e vazhdon edhe në këtë edicion me ç’rast ka shënuar 12 gola në 13 ndeshje.

“Për Kosovë nuk e ndërrojë Lirinë, e një arsye është edhe puna. Për ndonjë ekip jashtë vendit, varet nga oferta”, pohoi Fetahaj.

23-vjeçari gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur vetëm për Lirinë.

Në fund ai deklaroi se mbetet me shpresë se skuadra e trajneri Skënder Shengyli, do ta sigurojë në këtë edicion elitën.