A e dini se çka ka bërë sot Mentor Mazrekaj?

Partizani zhvilloi ndeshjen e tretë miqësore ndaj Gabala U21, të cilën e mundi me rezultatin 6-2.

Të kuqtë e nisin me gol ndeshjen me Gabala U21, teksa mbrojtësi Gëzim Krasniqi realizoi që në minutën e dytë.m

Mentor Mazrekaj rrëmben skenën duke shënuar dy gola të tjerë, ndërsa Batha godet traun e portës.

Ngushtojnë shifrat azerët, por Atanda realizon edhe golin e katërt. Sërish gol Gabala U21, ndërsa  golin e fundit të pjesës së parë e shënon Fili katër minuta pas.

Pjesa e dytë nis me dy zëvendësime, me Trashin e Ibrahimin që aktivizohen që në fillim, ndërsa më pas ka edhe të tjera zëvendësime, veç Cetkoviç që luan deri në fund të takimit.

Në pjesën e dytë Partizani shënon edhe golin e gjashtë me Jaupajn, duke u mbyllur gjithçka me rezultatin 6-2.

Partizani – Gabala U21 6-2
Shënues:
Krasniqi 2’, Mazrekaj 5’, 23’, Atanda 28’, Fili 41’, Jaupaj 88’/ Rolan 25’, Elvid 38’

Partizani: Xhika (Dajsinani 60’), Fejzullahi (Marku 76’), Krasniqi (Çela 76’), Atanda (Ibrahimi 46’), Kalari (Hakaj 76’), Ramadani (Trashi 46’), Batha (Bonifejs 60’), Cetkoviç, Mazrekaj (Ismailaj 76’), Bardhi (Jaupaj 64’), Fili (Ekuban 72’)