A e dini kuptimin interesant të tatuazhit të Granit Xhakës në dorën e majtë?

Mesfushori kosovar i Arsenalit, Granit Xhaka, është një nga lojtarët që më së shumti po përcillet nga mediat britanike këtë vit.

Dhe kjo, jo vetëm për performancat e tij, herë si hero, e herë si një lojtar nën nivel të detyrës për londinezët, shkruan Gazeta Shneta.

Ai është në vëmendje të mediave edhe për stilin e tij të flokëve, veshjes dhe po ashtu tatuazheve. E një në dorën e majtë e ka me kuptim tejet interesant.

Ai ia ka kushtuar një shkrim vajzës së tij të axhës, Agnesës, në gjuhën shqipe. Anglezët e kanë përkthyer kuptimin si vijon:

“You are my sister, I protect you like my own eyes. You are not alone, you have one brother. I am your blood and I love you as much as myself. I won’t think twice to give my life for you”. (“Ti je motra ime, të mbrojë si sytë e mi. Ti nuk je vetëm, ke një vëlla. Unë jam gjaku yt dhe unë të dua aq shumë sa vetën time. Nuk do të mendohem dy herë që ta jap jetën për ty”). /Gazeta Olle/

tatu