A e dini çfarë ka ndodhur sot te Feronikeli? (FOTO)

Ramazan ka edhe në shtëpinë e Feronikelit. Skuadra nga Drenasi e ka pritur së bashku iftarin e sotëm.

Kryesia e Feronikelit ka shtruar iftar për anëtarët e klubit, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Presidenti Ekrem Elshani ka uruar të gjithë të pranishmit, duke iu dëshiruar atyre që janë duke agjëruar, agjërim sa më të lehtë.

“Kryesia e Feronikelit, me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ka shtruar iftar për të gjithë anëtarët e familjes bardh e gjelbër. Në këtë rast, presidenti i klubit, z.Ekrem Elshani, ka uruar të gjithë të pranishmit, duke dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranueshëm për ata që janë duke agjëruar”, thuhet në njoftimin për shtyp.

18987416_10209829174182272_880866592_o 19022351_10209829173782262_2132983241_o

Pas mbylljes së një sezoni negativ dhe tensionues në fund, te Feronikeli duket se është kthyer harmonia e zakonshme.

Skuadra nga Drenasi duket e buzëqeshur dhe e gatshme për sfidat e reja, që fillojnë në gushtin e këtij viti.

19022549_10209829174702285_677393560_o 19024540_10209829174142271_654381185_o 19048352_10209829173822263_1132132568_o 19073127_10209829173982267_1658309741_o 18987698_10209829174262274_399413752_o 18987684_10209829174422278_785920178_o