A do të shpëtojë Drita në barazh? (FOTO)

Trajneri ferizajas, Agron Selmani, beson se ish-skuadra e tij, Drita, do t’ia dalë edhe në barazhin e tretë radhazi, duke mbijetuar në Superligë.

Sipas tij, nëse edhe këtë herë Drita ia del, atëherë ai propozon që të ndryshohet qasja ndaj klubit.

“E keqja dhe e mira jan afër ! “….KF Drita po përjeton dy vitet e fundit dramë të vërtet,ajo ka pas ambicie për kreun e tabelës por ja që po lufton për mbijetes sepse futbolli është i till dhe i paparashikueshëm!”, ka shkruar Selmani në Facebook, raporton Gazeta Olle.

“Nëse KF Drita këtë vite arrin të mbijetoj( ..dhe un besoj se po !) atëher me këte struktur organizative,me këte grup të lojtarve ,me një tifozeri të mobilizuar, në krah klubit gjithmon kur ka nevoj klubi me se shumti, atëher vitin tjetër KF Drita do të jetë shume ma ndryshe! Ajo çka i duhet KF Dritës është të ndryshoj çasjen, të përgatitet për ma të keqen dhe të punoj për ma te mirën”, shkruan ish-trajneri i Gjilanit, Ferizajt etj.

Vllaznia e Pozharanit ose Dukagjini pritet të jenë kundërshtarët e mundshëm të Dritës në barazh.

drita