A do të rinovoj kontratën Allegri me Juventusin?

Massimiliano Allegri është takuar me Juventus sot për të folur rreth renovimit të kontratës së tij.

Ish trajneri i Milanit pati një sezon fantastik me Juventusin, duke fituar Serie A dhe Kupën e Italisë si dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve.

Takimi është duke u zhvilluar sot në selinë e ‘Zonja së vjetër’, ndërsa në takim janë Allegri me drejtorin e përgjithshëm Giuseppe Marotta dhe drejtori sportiv Fabio Paratici.

Është menduar se marrëveshja do të vazhdonte deri më 2017 por në kushte të përmirësuara finaciare për trajnerin italian.

Juventusi deri më tani ka siguruar Paulo Dybalan dhe Sami Khediran për sezonin e ardhshëm.