A do të kthehej në Bayern? Kështu përgjigjet Shaqiri

Xherdan Shaqiri i ka befasuar të gjithë teksa ka deklaruar se ai mund të rikthehet të luajë për Bayern Munich.

Futbollisti shqiptar qëndroi për 3 sezone tek gjermanët nga viti 2012 deri në vitin 2015 duke zhvilluar 52 ndeshje teksa realizoi dhe 11 gola, transmeton Gazeta Olle.

Edhe pse kanë kaluar 4 vite, ai ka ende nostalgji për ish-klubin e tij ku nuk e ka përjashtuar mundësinë që ai të rikthehet sërish.

“Unë mund të kthehesha te Bayern, pse jo, gjithmonë e kam pas Bayernin në zemrën time, do të ishte interesante dhe emocionuese”, tha futbollisti shqiptar në prag të ndeshjes kundër gjermanëve në Ligën e Kampionëve.