A do ta pranonit një goditje ‘Fumikomi Geri’ nga karateistja më e bukur në Kosovë?

Fortesa Orana është një nga karateistet më të suksesshme që ka prodhuar karateja kosovare.

Ajo ka fituar shumë medalje në gara lokale, por ka qenë shumë herë pjesë e përfaqësimit të Kosovës në Evropë e botë, duke pasur edhe suksese.

Kjo ka bërë që Fortesa të jetë një nga shpresat olimpike të Kosovës para Lojërave Olimpik që do të zhvillohen vitin tjetër në Tokio të Japonisë.

Por, sportisten nga Gjilani e veçon edhe diçka tjetër. Ajo realizon fotografi jashtëzakonisht të bukura, ku tregon të gjitha veçoritë e saj.

Kështu ishte edhe në fotografitë e fundit profesionale që ajo ka publikuar në rrjetet sociale. Fortesa ndryshe ushtron edhe profesionin e moderatores televizive.