Vala Superliga Live: Llapi mund Gjilanin, Trepça-Ferizaj mbyllet baras

Llapi ka mposhtur Gjilanin 1:0 në “Zahir Pajaziti”, ndërsa Trepça dhe Ferizaj luajtën baras 1:1 në “Adem Jashari”. Gazeta Olle sjellë rrjedhën kronologjike të dy takimeve, të cilën mund ta shihni më poshtë. 

LLAPI – GJILANI 1:0

90+6′ Mbyllet ndeshja! Llapi merr tri pikë të rëndësishme, falë golit të Bërbatovcit.

90′ Gjashtë minuta shtesë. Lojë dramatike në Podujevë.

GOL 86′ Florim Bërbatovci shënon. Llapi në epërsi!

85‘ E pabesueshme! Vllaznim Jashari krejt i vetëm para Ilir Avdylit, gjuan jashtë.

75′ Gjilanasit dalin përpara me shpejtësi, Azem Ahmeti gjuan nga pozita ballore por mbi portë.

70′ Bujar Idrizi në pozitë ideale, Kaçiu pret me sukses.

63′ Çfarë humb Daku! Krejtësisht i lirë në zonë, gjuan jashtë me kokë nga afërsia. “Uuuuuuuu” në tribuna.

61′ Festim Krasniqi provon nga 20 metra, topi mbi portë.

49′ Rast ideal për llapjanët, Daku depërton nga e majta dhe e kthen topin në qendër, por në fund reagon mbrojtja mysafire.

47‘ Shënon Hamdi Namani, por goli anulohet për pozitë jashtë loje.

46′ Fillon pjesa e dytë, atmosferë e nxehtë nga tifozët vendës.

45′ Mbyllet pjesa e parë. Nuk ka gola në Podujevë.

43′ Rast ideal për Leotrim Bekteshin, goditja e të cilit me kokë shkon jashtë për disa centimetra.

40‘ Egzon Shabani provon nga distanca, Avdyli tregohet i vëmendshëm.

36′ Tjetër rast i vendësve me Getoar Dragushën, grushton Kaçiu dhe largohet rreziku.

34′ Mirlind Daku depërton dhe gjuan nga e djathta, intervenon Donat Kaçiu.

27′ Rusi rrezikon nga e djathta, intervenon Ilir Avdyli në dy kohë.

15′ Lojë e nxehtë në fushë, Gëzim Rusi ndëshkohet me karton të verdhë.

5′ Lojë e qetë në mesin e fushës.

1′ Fillon ndeshja në Podujevë.

17124904_10212062541421491_703991073_n

Gjyqtarë: B. Batalli, B. Këpuska, M. Berisha, B. Jahmurataj

 

TREPÇA – FERIZAJ 1:1

90′ Mbyllet ndeshja në “Adem Jashari”, skuadrat ndajnë pikët.

87′ S’ka ndryshim në Mitrovicë, ndeshja drejt barazimit.

75′ Hyjmë në 15 minutat e fundit, mbetet 1:1.

55′ Dy skuadrat po luajnë kujdesshëm në mesfushë.

46′ Fillon pjesa e dytë në “Adem Jashari”.

45′ Mbyllet pjesa e parë. Barazim 1:1 në Mitrovicë.

35′ Lojë e hapur dhe me raste në “Adem Jashari”, dy skuadrat duan fitoren. Në stadium janë rreth 100 shikues.

GOL 24′ Vendësit barazojnë me Bajram Zuqakun.

GOL 16′ Ferizaj në epërsi me golin e Maliq Behlulin, i cili shënoi nga më se 30 metra.

10′ Loja në mesin e fushës, skuadrat nuk rrezikojnë.

1′ Fillon ndeshja në Mitrovicë.

Formacionet zyrtare: 

Trepça: Tahiri, Sahiti, Prishtina, Kutllovci, Kamberi, Avdyli, Prekopuca, Qerimi, Ahmeti, Zuqaku, Zabërgja.

Ferizaj: Rexhepi, Idrizi, Shabani, Papuqi, Ristovski, Babaj, Bardhi, Behluli, Sadriu, Skenderi, Salihu.

Gjyqtarë: Farragia, C. Francalanza, D. Villam, E. Mangion.