Drenica dhe Drita në barazh, Istogu në Ligën e Parë

Drenica ka mposhtur Istogun në xhiron e fundit të Superligës së Kosovës në futboll duke siguruar barazhin për mbijetesë, ndërsa Istogu si i parafundit tash do të bëjë pjesë në një rang më të ulët të garave.

Derbi për barazh përfundoi me rezultat 2:1 në kuadër të Drenicës.

Hysen Tahiri realizoi golin e parë për Drenicën në minutën e dhjetë. Rezultati u barazua nga Fatlum Gashi 21 minuta më vonë, ndërsa në pjesën e dytë Tahiri realizoi golin e dytë dhe të fitores për skuadrën e tij.

Në ndeshjen tjetër vendimtare këtë xhiro, Drita pësoi në derbin e madh të Gjilanit nga Gjilani 1:0, por ka gjallë shpresat për mbijetesë pasi tani do të luajë në barazh.

Egzon Shabani realizoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e 80-të.

Tani Drenica në barazh luan me Dukagjinin nga Liga e Parë, ndërsa Drita me Flamurtarin.

Në Ligën e Parë bien Istogu dhe Vushtrria, ndërsa në Superligë janë ngjitur Trepça dhe Ferizaj.

Drita – Gjilani 0:1 

Mbyllet ndeshja

 

90′ Akordohen pesë minuta lojë shtesë.

GOL: 80′ Gjilani kalon në epërsi. Pas një askisoni të bukur realizon Egzon Shabani.

61′ Rast ideal për Dritën. Shqiprim Kelmendi dhe Qëndrim Sejdiu nuk arrijnë ta dërgojnë topin në rrjeta nga afërsia.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë

41′ Lojë jo e mirë për sy, ndërprerje të shumta. Ndryshe, në tribuna vazhdon spektakli.

35′ Gjilani po dominon në këto minuta, po nuk ka gol.

30′ Mbetet rezultati 0:0.

21′ Alban Shillova tenton për Dritën,por nuk ka gol.

8′ Rrezikon Gjilani, godet Shkëmbim Salihu, por portieri i Dritës, Betim Halimi nuk mposhtet.

5′ Lojë e hapur në Gjilan, të dyja skuadrat po tentojnë golin.

1′ Shpërthen atmosfera, emocione gjithandej, i gjithë Gjilani në këmbë…

Atmosferë impozante në Gjilan pak para nisjes së ndeshjes.

dr

Formacionet zyrtare 

DRITA: Halimi, Sejdiu, Tusuni, Haliti, Hashani, Ajdari, Berisha, Ramadani, Kelmendi, Shabani, Shillova. Trajner: Sadat Pajaziti. 

GJILANI: Kaqiu, Hyseni, Kastrati, Shala, Arigo, Shaqiri, Mustafa, Haxhimusa, Shabani, Rexhepi, Salihu. Trajner: Arbnor Morina. 

Gjyqtarë: K.Vula, E.Baliqi, B.Kepuska, N.Rraci.

Drenica – Istogu 2:1

Mbyllet ndeshja

80′ Drenica po fiton, edhe pak minuta lojë.

GOL: 68′ Drenica kalon në epërasi. Lushtaku e shërben Hysen Tahirin, i cili realizon për 2:1.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë 

40′ Vazhdon rezultati 1:1, lojë e bukur në ‘Bajram Aliu’.

GOL: 31′ Istogu e barazon rezultatin. Shënon Fatlum Gashi.

GOL: 10′ Drenica kalon në epërsi. Realizon Hysen Tahiri.

8′ Mbetet rezultati 0:0, lojë e barabart në minutat e para.

1′ Nis ndeshja.

E jashtëzakonshme atmosfera në Skënderaj, nuk mbahet mend atmosferë e tillë.

isto

DRENICA: Ymeri, Bejta, Abazi, Geci, Lushtaku, Thaqi, Syla, Osmani, Tahiri, Rexhaj, Arifaj. Trajner: Fadil Rama.

ISTOGU: Hajrizaj, Morina, Cacaj, K. Gashi, Rama, Maxharri, F. Gashi, Bajramaj, D. Gashi, Duraku, Fetahu. Trajner: Besim Podrimaj.

 

Vushtrria – Trepça ’89 2:2

 

Prishtina – Besa 1:2

Mbyllet ndeshja

GOL 66′ Prishtina e ngushton epërsinë përpes Kreshnik Lushtakut.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë

GOL: 33′ Besa e dyfishon rezultatin përmes Fetim Kasapit.

GOL: 15′ Besa kalon në epërsi, realizon Fisnik Papuqi.

1′ Nis ndeshja.

Formacionet zyrtare

PRISHTINA:  Muçiqi, Islami, Thaqi, Milloviç, Ahmeti – Elshani, Dajaku, Kelmendi, Mankenda, Dr. Gashi – Abdul. Trajner: Fadil Berisha.

BESA:  Bytyqi, Osmani, Fi. Papuqi, Miftarat, Fl. Papuqi, Dabiqaj, Qorraj, Damjanoviç, Karahoda, Kasapi, Rexha. Trajner: Ilir Nallbani.

Gjyqtarë: F.Tahiri, E.Zeqiri, R.Hyseni, L.Mustafa.

 

Liria – Llapi 3:2

GOLAT për Lirinë u realizuan nga Blendi Memaj, Liridon Fetahaj dhe Qëndrim Gashi, kurse për Llapin realizuan Visar Zeneli dhe Egzon Sinani.

Hajvalia – Feronikeli 2:2

Mbyllet ndeshja

GOL 90+’ Barazohet rezultati, shënon Liridon Leci.

GOL 90+’ Hajvalia e ngushton epërsinë, Haxhi Shala realizoi në portën e tij.

GOL: 75′ Feronikeli e realizon edhe golin e dytë, realizon Mendurim Hoti.

Mbyllet pjesa e parë 

GOL: 5′ Feronikeli kalon në epërsi. Mevlan Zeka realizon për drenicasit.

1′ Nis ndeshja.

Gjyqtarë: G.Nuza, B.Morina, B.Rama, M.Baliu.

(Të gjitha ndeshjet fillojnë nga ora 15:00)