Katër lojtarët tjerë, të cilët po i kërkon Vëllaznimi

Vëllaznimi është hedhur në gjah për lojtarë të rinj, derisa sot konfirmoi marrëveshjen me sulmuesin e Dritës, Semir Zeneli.

Gazeta Olle mëson se ata janë në bisedime edhe me katër lojtarë tjerë, përfshirë fituesin e Kupës me Besën, qendërmbrojtësin, Arbër Prekazi, të cilin e kërkojnë prej javësh.

arberprekazi

Krahas tij, edhe portieri i Flamurtarit, Kushtrim Mushica, përmendej për një rikthim në Gjakovë, kurse dy emrat e rinj llogariten befasi.

Mbrojtësi i Dritës, Alban Dragusha, për të cilin thuhet se mund të bëhet edhe ndihmëstrajner tek Drita, është duke u kërkuar nga trajneri Ismet Munishi.

dritaaaa

Ky i fundit po synon të peshkojë edhe tek Llapi, duke tentuar t’ia marrë njërin prej lojtarëve më të mirë të tyre, Fuad Karabegun, i cili llogaritet njëri prej më të mirëve në futbollin tonë.

karabegu

Javë më parë, kuqezinjtë konfirmuan marrëveshjen  edhe me lojtarin e Trepçës, Samir Sahiti.