89-shin shkëputë marrëdhënjet edhe me tre futbollistë

Sadri Ademi, Blerim Berisha dhe Enis Manxholli nuk do të jenë më pjesë e Trepçës ’89.

Pas Emin Baliqi edhe këta tre lojtarë e kanë konfirmuar se nuk do të vazhdojnë më me skuadrën mitrovicase.

“Nga sot nuk jam pjesë e Trepçës ’89. Ju falënderoj për gjithçka, Torcidë, Mitrovicë. Faleminderit për përkrahjen dhe mbeshtetjën që më keni bërë gjatë këtyre shumë viteve që kalova me ju” shkroi Manxholli që gjatë gjithë karrierrës së tij kishte qenë pjesë e Trepçës ‘89.

Sadri Ademi ka vendosur që t’i jap fund karrierës, ndërsa Berisha është në bisedime me dy skuadra.

“Jam larguar pas 7 vitesh sepse nuk kam gjetur gjuhë të përbashkët me kryesinë e klubit. Tani po bisedoj me dy klube të Superligës dhe të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Berisha për Gazetaolle.com.

manxholli