89-shi pati super-premi për të ndalur Prishtinën, por dështoi keq

Trepça ’89 me humbjen e djeshme nga Prishtina me rezultatin 3:0, ia ka vështirësuar punët vetes për ti ikur barazhit.

Tashmë 89-shi pozicionohet si të nëntit me 39 pikë, një pikë larg sigurimit të qëndrimit në elitë.

Sipas asaj që ka raportuar Insporti, futbollistëve të skuadrës mitrovicase u janë premtuar premia nga kryesia në rast të rezultatit pozitivë nga takimi me Prishtinën.

Në rast të fitores, secili lojtarë i Trepçës’89 do ti përfitonte plot 3500 euro.

Premi kishte edhe në rast të barazimit, shuma ishte 2000 euro për secilin futbollistë, por që as këto shuma të mëdha nuk ishin shkak që 89-shi të mos pësojë.

Në xhiron e fundit, të besuarit e Sabit Osmanit e presin KEK-un, skuadër që qysh moti është përshëndetur nga Superliga.