89-shi mposht në miqësore Ramiz Sadikun

Trepçës ’89 ka shënuar fitore në ndeshjen kontrolluese kundër Ramiz Sadikut duke e mposhtur këtë të fundit me rezultat 2:1.

Golat për skuadrën e Arsim Thaqit, i shënuan Pleurat Hajdini dhe Arbër Potoku.

89-shi po ashtu ka rikthyer në skuadër mbrojtësin Edmond Turku që muaj më parë ishte ndarë me këtë skuadër.