Zyrtare: Ndeshja e ndërprerë Shqipëri – Maqedoni, do të luhet nesër

FIFA ka marr vendim për ndeshjen Shqipëri – Maqedoni.

Ndeshja është shtyrë për nesër, kurse në këto momente po vendoset se në çfarë kohe do të mbahet. Do të luhen vetëm 15 minutat e mbetura. Deri në ndërprerje, rezultati ishte 1:1.

Shqipëri – Maqedoni 1:1 (u ndërpre)

Dy skuadrat janë në dhomat e zhveshjeve ndërsa zyrtarët e UEFA-s presin qetësimin e situatës për të marrë një vendim, nëse do të kthejnë apo jo skuadrat në fushë. Ndërkohë stadiumi është boshatisur nga tifozët.

 

77′ Ndërpritet ndeshja për shkak të kushteve atmosferike.

stuhia

76’ Tifozët largohen nga stadiumi pas këtij rrebeshi shiu, pasi tashmë kushtet atmosferike janë ekstreme.

70′ Shqipëria nuk po gjen forcë për ta barazuar rezultatin, edhe pse trajneri Gianni De Biasi ka bërë disa ndryshime, mbetet 1:1.

68’ Rrebesh mbi stadiumin e Shkodrës me shi dhe erë që pengojnë ndjeshëm zhvillimin normal të ndeshjes.

GOL: 51′ Maqedonia e barazon rezultatin. Burim Kukeli gabon në mesfushë duke ia dhuruar topin Egzijan Alioskit, i cili me një goditje të saktë e mposht Etrit Berishën. Shqipëri – Maqedoni 1:1.

46′ Nis pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë  

45′ Tifozët Tifozët shqiptarë shkaktojnë incidente me tifozët maqedonas.

43’ Pas disa minutash heshtje të kuqezinjve, vjen një aksion nga krahu i majtë ku Agolli provon të gjuajë, pa gjetur kuadratin.

39′ Maqedonia tenton ta barazojë rezultatin, nga goditja e lirë provon shqiptrari Ferhan Hasani, por topi shkon mbi portën e portierit Etrit Berisha.

27′ Vazhdon Shqipëria me lojë të mirë. Jahmir Hyka harkon në zonë nga goditja e dënimit, topi kthehet deri te Mërgim Mavraj i cili godet nga 20-metra,topi shkon mbi portë.

15′ Shqipëria po e administron mirë lojën, Maqedonia assesi të këndellet.

GOL: 8′ Shqipëria kalon në epërsi, realizon Armando Sadiku. Ai shënoi gol të bukur me një goditje nga 18 metra.

1′ Nis ndeshja.

Formacionet zyrtare

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Xhimshti, Agolli, Sadiku, Gashi, Kukeli, Xhaka, Mavraj, Hyka, Abrashi.

Maqedonia: Zahov, Zhuta, Ristevski, Mojsov, Alioski, Pandev, Hasani, Ristovski, Stjepanovic, Spirovski.