Superliga Live: Barazim në kryendeshje, Drita e Drenica fitojnë në fund

Janë mbyllur tri ndeshjet jashtëzakonisht dramatike të ditës në Ipko Superligë.

Ballkani dhe Llapi luajtën baras 1:1, në një ndeshje ku epilogu nuk dihej deri në sekondat e fundit, përcjellë Gazeta Olle.

Drita shënoi fitore të madhe me një gol në minutën e 90 ndaj Dukagjinit.

Drenica fitoi derbin rajonal kundër Trepcës ‘89, 3:2.

Më poshtë rrjeta kronologjike e sfidave nga “Olle”.

BALLKANI – LLAPI 1:1

90+3′ Mbyllet ndeshja.

93′ Mundësi fantastike për Veliun, gjuajtja e tij shkon jashtë. Ishte një rast ideal!

80′ Ballkani në ofanzivë totale! Liridon Fetahu gjenë shumë bukur Topallin, i cili gabon nga afërsia me kokë. E pabesueshme!

72′ GOL Arbër Potoku shënon pas një rrëmuje të madhe para portës llapjane. 1:1

65‘ Plaku shënon nga afërsia, goli anulohet për pozitë jashtë loje.

62‘ Mundësi fantastike për Llapin në kundërsulm, Ruxhi pret goditjen e Selmanit.

60‘ Ballkani kërkon penallti me pretendimin se Behar Maliqi luajti me dorë në zonë, Vula nuk sinjalon 11-metërsh.

46′ Fillon pjesa e dytë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë.

45+1‘ E pabesueshme çfarë rasti ka lëshuar Kuç. Gjuan nga afërsia mbi portë.

43′ Shënon Ballkani, goli anulohet për lojë me dorë.

39‘ Hoxha shërben mirë Maganin, por ky i fundit pengohet në fund nga mbrojtja mysafire.

35′ Kundërsulm i shpejtë i Llapit, Selmani në fund nuk tregohet konkret.

33GOL Llapi në epërsi, realizon Sabino Plaku.

32′ Veliu nxjerrë penallti për Llapin. Rast ideal për llapjanët.

31′ Rast fantastik për Visar Berishën, i cili nuk gjuan mirë me kokë.

28′ Karton i verdhë edhe për Selmanin e Llapit, pas ndërhyrjes së rëndë në Potokun.

25‘ Gjest jo-sportiv nga Mustafa, Vula e ndëshkon me të verdhë. Ka tensione në fushë, Munishi proteston disa herë për vendimet e Vulës.

22′ Ballkani kërkon penallti. Kapiteni Berisha ndalet në zonë nga Argjend Mustafa, Kreshnik Vula heshtë.

20‘ Godet Topalli nga distanca, topi shkon mbi portë.

15′ Aksion i bukur i Llapit nga e majta, vendësit largojnë rrezikun.

7′ Baftiu tenton me vollej-goditje, topi shkon jashtë portës. Duartrokitje në tribuna.

4′ Rrezikon Ballkani, portieri Ademi ndërhynë në tollovi për të larguar rrezikun.

1′ Fillon ndeshja.

Përshëndetje shumë miqësore mes dy trajnerëve, Ismet Munishi dhe Tahir Batatina.

Ballkani: Ruxhi, Potoku, Berisha, Turku, Krasniqi, Gashi, Hoxha, Kuc, Baftiu, Magani, Topalli.

Llapi: Ademi, Prençi, Mujkiç, Abdulla, Emini, Mustafa, Ramadani, Zhdrella, Selmani, Veliu, Plaku

Formacionet zyrtare:

(Gjyqtarë: K. Vula, M. Berisha, G. Mehmeti, V. Ibërdemaj)

—————————————————

DRITA – DUKAGJINI 1:0

90+3′ Mbyllet ndeshja.

90′ GOL Izair Emini shënon nga penalltia.

89′ Penallti! Jeton Syla gabon në zonë, shkakton ndërhyrje të palejueshme.

87‘ Bunjamin Shabani godet traversën. Muhaxhiri devijoi në mënyrë fantastike.

76′ Mundësi shumë e mirë për Haxhimusën, nuk realizon.

74′ Portieri gjakovar Altik Muhaxhiri shpëton tani Dukagjinin.

70‘ Drita sulmon me shumë forca përpara, mirëpo nuk ka ide konkrete për të gjetur rrjetën mysafire.

49′ Mundësi shumë e mirë për Dritën, Shabani nuk shënon.

46′ Fillon pjesa e dytë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë.

45+1‘ Rrëzohet në zonë Xhevdet Shabani, gjyqtari kryesor nuk akordon penallti.

45′ Harkim i rrezikshëm, asnjë prej bardhekaltërve nuk e shtynë topin në rrjetën mysafire.

41′ Vucaj godet nga distanca, Muhaxhiri nuk largon rrezikun mirë, por në tentimin e dytë pret goditjen e Xhevdet Shabanit.

40′ Drita nuk është e qartë përpara, Dukagjini mbrohet shumë mirë.

25′ Rast shumë i mirë për Fortunaton, gjuan drejt në portier.

14′ Gabon Haliti i mysafirëve, Xhevdet Shabani ka rast shumë të mirë por gjuan jashtë.

5′ Drita dominon lehtë. Stadiumi i boshatisur, interesim shumë i vogël.

1′ Fillon ndeshja.

Drita: Tafiloski, Cuculi, Limani, Hasanaj, Blakcori, Namani, Vucaj, B. Shabani, Xh. Shabani, Bu. Shabani, Fortunato.

Dukagjini: Pas pak.

(Gjyqtarë: V. Kastrati, F. Berisha, A. Ejupi, B. Ajeti)

—————————————————

DRENICA – TREPCA ’89 3:2

90+3′ Mbyllet ndeshja. 

88‘ Hasan Hyseni godet traversën.

86′ GOL Argjend Bardhi shënon për Drenicën, festë e madhe, trajneri Tahir Lushtaku futet në fushë.

86′ Tenton Hasan Hyseni, sërish Beqiri pret për mrekulli.

70‘ Provon Hamiti nga distanca, topi mbi portë.

57 GOL Mitrovicasit barazojnë rezultatin me Albert Kacikun. Ai shënoi nga afërsia pas intervenimit jo të mirë të mbrojtjes vendëse.

55′ Drenica i afrohet golit të tretë, sërish Beqiri shpëton 89-shin. Pesë pritje të tij sot. Fantastik!

52′ GOL Hasan Hyseni realizon ndaj ish-skuadrës. Drenica në epërsi. 2:1.

49‘ Hasan Hyseni rrezikon me një goditje të fuqishme, pret Beqiri! Super-Beqiri!

46′ Fillon pjesa e dytë.

45+1′ Mbyllet pjesa e parë.

45′ Beqiri përsëri me pritje fantastike. Ndalë goditjen e Harmon.

43′ Rast ideal për Drenicën, Balde nuk shënon.

40′ Minuta të mira për ekipin e Shpëtim Idrizit.

31′ GOL Leart Emini shënon nga penalltia.

30′ Balde ndalë me dorë goditjen e Leart Eminit. Penallti për mysafirët.

25‘ 89-shi fillon të kërkojë golin e barazimit, dominim i lehtë në terren.

15‘ Përparim Osmani rrezikon nga distanca, nuk ka gol. Drenica po luan më mirë.

12′ GOL Sykaj shënon nga penalltia, Drenica në epërsi.

11‘ S’ka protesta, ndërhyrja ishte e qartë. Sykaj merr topin për të goditur penalltinë.

11′ Albert Kaciku ndërhynë në mënyrë të palejueshme në Përparim Osmanin. Gjyqtari Besfort Kosumi sinjalizon për penallti.

1′ Fillon ndeshja.

Drenica: Ymeri, Balde, Sykaj, Thaqi, Hamiti, Bejta, Gbowea, Hyseni, Mëziu, Elshani, Osmani.

Trepca ’89: Beqiri, Asare, Kaqiku, Emini, Maloku, Statovci, Jashari, Rusi, Traore, Pira, Hoti.

(Gjyqtarë: B. Kasumi, E. Zeqiri, F. Sekiraqa, D. Caka)