8 ndeshje në Ligën e Parë: Përballje për kreun dhe për mbijetesën

Është një ditë e rëndësishme në Ligën e Parë, ku përballen ekipet e kreut mes vete dhe ato të fundit mes vete.

Në Klinë, Dukagjini zhvillon duelin më të rëndësishëm të sezonit deri më tani, përcjellë Gazeta Olle.

Dukagjini pret liderin Vushtrria, ku nuk guxon të gabojë dhe të lëshojë pozitën e dytë në fund të kampionatit.

Në anën tjetër, Vushtrria udhëton pa presion, pasi që askush nuk ia rrezikon më pozitën e parë.

Ndërkohë, në Gjakovë luhet derbi tradicional mes Vëllaznimit dhe Besës.

Gjakovarët kanë ende shpresa të vogla për pozitën e dytë dhe për t’i mbajtur ato gjallë, duhet medoemos të fitojnë.

Për fitore luajnë edhe pejanët, që javë më parë lëshuan pozitën e dytë dhe aktualisht janë në barazh.

Interesante edhe sfidat e mbijetesës, ku spikat sfida mes Fushë Kosovës dhe Vllaznisë së Pozhoranit.

“Olle” do t’ju mbajë të informuar me rezultatet e sfidave në kohë reale.

Liga e Parë – Java e 28-të
E diele, ora 16.00
Onix – Istogu
Vëllaznimi – Besa
Dukagjini – Vushtrria
Drenasi – 2 Korriku
Fushë Kosova – Vllaznia (P)
Arbëria – Trepça
Ramiz Sadiku – Bashkimi
Kika – Vitia. /Gazeta Olle/