7 sekonda, sonte u shënua goli më i shpejtë në histori të Premierligës

Shtatë sekonda i kanë mjaftuar Southamptonit për të zhbllokuar ndeshjen e kampionatit kundër Watfordit. 

Goli i realizuar nga Shane Long, i cili ka përfituar nga një gabim i mbrojtjes, është më i shpejti në historinë e Premier League.

Ai përfitoi nga një gabim fatal i mbrojtjes së Watfordit.

Për ironi të fatit, ndeshja u mbyll me një tjetër gol në minutën e fundit.

Vendësit fituan një pikë falë barazimit 1:1.