Ferizaj rikthehet në Superligë, bie Vëllaznimi

Mbyllet ndeshja mes Ferizajt dhe Vëllaznimit të Gjakovës, e luajtur në stadiumin e Ferronikelit “Rexhep Rexhepi”.

Ndeshja pas 120 minutave u mbyll me rezultat të barabartë 0:0.

Gjatë penalltive skuadra fituese u shpall Ferizaj duke e mposhtur Vëllaznimin me rezultat 3-2.

Me këtë fitore klubi i famshëm është rikthyer në Vala Superligën e Kosovës.

Live

Ferizaj – Vëllaznimi 0:0 (3:2 pas penalltive)

Ferizaj – Vëllaznimi 0:0 (3:2 pas penalltive)

Besnik Krasniqi (Vëll) humbet

Fillim Guraziu (Fer) shënon

Burim Qorri (Vëll) shënon

Florim Berisha (Fer) shënon

Richard Asare (Vëll) humbet

Dardan Çerkini (Fer) shënon

Tun Bardhoku (Vëll) humbet

Erdin Hashani (Fer) humbet

Lekë Vula (Vëll) shënon

Burim Shabani (Fer) humbet

120‘ Sërish dominoi Vëllaznimi edhe në pjesën e dytë të shtesës, por mungoi goli. Ndeshja shkon në penallti

105′ Mbyllet pjesa e parë e shtesës. Vëllaznimi ishte shumë më kërkues derisa Ferizaj u mbrojtë shumë mirë

90‘ Mbyllet koha pre rregullt, ndeshja shkon në vazhdime dy herë nga 15 minuta

89‘ Aksion i mrekullueshëm nga Ferizaj. Dren Gashi ndodhet i vetëm me Muhaxhirin i cili e largon topin e goditur nga afërsia

88′ Ferizajasit tentojnë kur Dren Gashi harkon nga këndi derisa Bardhi provon me një goditje brenda zonës, mirëpo topi shkon jashtë

72‘ Aksion i bukur nga Ferizaj. Pas një aksioni të ndërtuar mirë, Mulaku ndodhet i vetëm me portierin Muhaxhiri, godet për të shkuar topi jashtë portës

60′ Mesfushori i Ferizajt, Qëndrim Dautaj, tenton nga gjuajtja e lirë, në vend Altik Muhaxhiri

55′ Lojë e qetë në fillim të pjesës së dytë

46‘ Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë

45′ Vëllaznimi rrezikoi nga goditja e lirë me Jeton Dushin i cili goditi nga e majta nga rreth 20 metra, portieri Armend Blakqori e largon rrezikun

27′ Ferizaj rrezikon me Alban Rexhepin i cili futet në zonë, por topi në fund largohet nga mbrojtja gjakovare.

14′ Avdyl Haliti (Fer) provon nga gjuajtja e lirë, pa problem për portierin Muhaxhiri

13′ Skuadra e Vëllaznimit po luan ashpër, vjen edhe kartoni i dytë i verdhë. Tani ndëshkohet Kushtrim Gashi

2′ Besnik Krasniqi (Vëllaznim) ndëshkohet shumë herët me karton të verdhë

Formacionet zyrtare 
Ferizaj: Blakçori, Berisha, Haxhaj, Hashani, Çerkini, Dautaj, Bardhi, Haliti, Gashi, Mulaku, Rexhepi. Trajner: Bylbyl Sokoli

Vëllaznimi: Muhaxhiri, Krasniqi, Vokshi, Richard, Dragusha, Qorri, Dushi, K. Gashi, Rogova, Rudi, E. Gashi. Trajner: Gani Sejdiu

Gjyqtarë: T. Maloku, D. Preniqi, G. Hyseni dhe I. Ceroviku/ Vëzhgues: Ismajl Ajeti/ Kontrollor: Përparim Hasani